Në Rovigo të Italisë, një baba ka takuar fshehurazi të dashurën, e cila ishte e infektuar me koronavirus dhe si rrjedhojë ka infektuar djalin e tij 13 vjeçar. Historia është raportuar nga “II Gazzettino” dhe ka deklaruar drejtori i përgjithshëm lokal i ULSS, Antonio Fernando Compostella.
Ai tregon se babai ishte në një marrëdhënie “klandestine” me një person të infektuar. Compostella shprehet se ai ka mbledhur informacion për familjen e 13 vjeçarit. I ati nuk është sjellë me përgjegjësi, duke harruar ose lënë mënjanë kontaktet që ka pasur.
Kujtojmë se Italia radhitet e treta në radhë për numrin e rasteve të infektuara me 152.271, pas SHBA-së (533.115) dhe Spanjës (166.019). Përsa i përket numrit të viktimave Italia ( me 19.468 humbje jetësh) rradhitet e dyta pas SHBA-së, ku 20.580 persona kanë humbur jetën./Burimi: “huffingtonpost.it”
