Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

U largua nga LSI, Spartak Braho merr titullin “Qytetar Nderi” i Skraparit. E bekon dhe Baba Mondi

19:45 / February 12, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
spartak braho
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Është organizuar sot në qytetin e Çorovodës ceremonia e dhënies së titullit “Qytetar Nderi” për politikanin e shquar, deputetin në disa legjislatura dhe publicistin z.Spartak Braho, lindur e rritur në Skrapar.

Këshilli Bashkiak Skrapar miratoi me vota unanime në 22 Janar dhënien e këtij titulli Spartak Brahos, me motivacionin;-“Në vlerësim të veprimtarisë së tij të shquar si Deputet i Kuvendit të Shqipërisë në disa legjislatura, si publicist dhe veprimtar i devotshëm shoqëror në mbrojtje të vlerave historike të LANÇ dhe të rënëve në këtë luftë, promovimit të vazhdueshëm të atdhetarizmit përmes lartësimit të figurave të shquara të Skraparit e më gjerë, si dhe traditave që i kanë dhënë nder e dinjitet në çdo kohë krahinës së Skraparit”.

Në fjalën e tij në çelje të ceremonisë, kryetari i bashkisë Skrapar, Adriatik Mema ka pohuar se, Spartak Braho është një skrapali me taban.

“Nga sot ju zoti Braho jeni më i riu “qytetar nderi” i qytetit të Skraparit,mes figurave të tjera të shquara që kanë nderuar Skraparin dhe Skrapari i ka vlerësuar. Ajo që shohim dhe vlerësojmë tek ju është shpirti juaj human, dashuria juaj për Skraparin, vendin e origjinës së të parëve tuaj, mbrojtja dhe promovimi i vlerave e traditave të Skraparit.

Ju jeni një qytetar që vini nga një familje e nderuar e me vlera e këtij qyteti dhe familja juak la bërë sakrifica sublime, duke i dhënë qytetit tonë dy dëshmorë. Ju jeni skrapaliu i vërtetë e me taban dhe këtë e keni treguar në çdo cep të vendit”- ka thënë Mema.

Duke e cilësuar një ditë të shënuar për të, Spartak Braho ka falenderuar të gjithë ata inisiatorë (pushtetin vendor, organizata e deputetë) që propozuar për të dhēnien e këtij titulli të nderuar.

“Të jesh skrapali nuk është pak, është shumë. Edhe pse Skrapari është një rreth i vogël, jo çdo gje matet me peshe apo me madhësi. Skrapari është i madh sepse ka nxjerrë njerëz të mëdhenj dhe me peshë”-ka thënë Spartak Braho.

Në këtë ceremoni ka folur edhe Ministri i Turizmit, Blendi Klosi, i cili e ka cilësuar Spartak Brahon si një përfaqësues të denjë të kësaj zone, si një njeri që asnjëherë nuk është përulur dhe asnjëherë nuk ka bërë kompromis. “Unë i thërras Dajë për shkak edhe të miqësive të hershme familjare- ka thënë Klosi dhe e vlerësoj pa masë humanizmin e tij, ishte ndër të parët që shkoi në luftën e Kosovës”.

Në këtë ceremoni ka përshëndetur edhe Baba Mondi që ka dhënë vetëm bekimin e tij: “Qofshi dritë dhe Zoti ju bekoftë”.

Në këtë event ka përshëndetur edhe kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj, historianë e gazetarë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protesta në SHBA tremb Berishën – Ndryshon vendin e takimit, emigrantët: Do t’i shkojmë kudo që të jetë

18:47 / September 5, 2026

Florjan Binaj zbulon qëndrimin për zgjedhjet: “Me ose pa mbështetjen e opozitës, do të jem kandidat për Bashkinë e Tiranës”

18:21 / September 5, 2026

Vizita e Berishës në SHBA, Kokalari: Duhet të arrestohet

12:57 / September 5, 2026

Rama në Itali për Forumin e Cernobbios, sot në panel me kryeministrin kroat Plenković! Në fokus e ardhmja e Evropës dhe roli i Mesdheut

08:58 / September 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.