Marjus Dema, 28-vjeçari që u lirua nga burgu pak më shumë se dy muaj nga dita që vrau shokun e tij Memet Qema është pritur nga një tjetër mik. Bëhet fjalë për Blerim Hotin, të njohur ndryshe si Limi Hoti, i cili u vu gjithashtu në pranga për të njëjtin krim, por që më vonë u lirua nga qelia.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Hoti i hedh krahun në qafë Demës dhe i thotë: Shyqyr që ke dalë shnosh vllau im, të dua vëlla.
“Faleminderit, të dua dhe unë vëlla,”- ia kthen Dema.
