Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi u ndalua në rrugën “Kastriotët” të Tiranës për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjeti, por rezultoi të ishte në kërkim ndërkombëtar.
I riu me iniciale A. F., po kërkohej në rang ndërkombëtar, pasi Gjykata Themelore e Prishtinës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Mashtrimi, kryer në bashkëpunim dhe “Pjesëmarrja në grup kriminal me qëllim mashtrimin e pastrimin e parave”.
Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë goditur edhe 3 raste të tjera të tentativës për parave nga drejtuesit e automjeteve, me qëllim shmangien e masës administrative për shkeljet e konstatuara.
