Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“U ndamë se më tradhtonte”, burri tregon vuajtjet nga ish-gruaja: Tani nuk më lë të…

15:25 / April 17, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
emisioni news
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sot në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” në News24 ka ardhur rrëfimi i një babai i cili pas divorcit me bashkëshorten, po përjeton dhimbjen e të mos takuarit të fëmijëve.
Burri tregon se është martuar në vitin 2004 me shkuesi dhe njohja midis tij dhe ish- bashkëshortes është bërë në një periudhë shumë të shkurtër. Janë dashur vetëm 6 muaj dhe çifti menjëherë ka finalizuar lidhjen në martesë.

Dy vjet më vonë ka lindur fëmija i parë dhe më pas në 2013 erdhi në jetë dhe fëmija i tyre i dytë. Sipas burrit martesa vajti drejt fundit, pasi sipas tij gruaja vazhdimisht e tradhtonte. Në bazë edhe të raportit psikologjik burri rrëfen se në katër vitet e fundit të martesës bashkëshortja ka pasur në vazhdimësi raporte jashtë martese.

Në mars të 2016 burri thotë se bashkëshortja është larguar përfundimisht nga banesa e përbashkët. Pas debatesh të shumta çifti i është drejtuar gjykatës. Në nëntor të 2016 gjykata vendos divorcin midis palëve.

Por edhe pas kësaj situatë sërish komunikimi për hir të fëmijëve midis prindërve nuk ka qenë normal. Ish-bashkëshortja i është drejtuar sërish gjykatës, pasi ka pretenduar të marrë edhe banesë, ku ka jetuar, por në 2018 gjykata lë në fuqi vendimin e vitit 2016. Burri prej muajsh nuk i sheh fëmijët, madje tani ndjehet i kërcënuar nga bashkëshortja. Ndërsa ai rrëfen se vazhdimisht paguan pensionin ushqimor.

Ndërkohë nëna e fëmijëve pretendon se është dhunuar nga ish-burri por babai i hedh poshtë pretendimet e saj. Ai thotë se gruaja nuk do t’i lërë fëmijët, ndaj nxjerr këto gjëra.

“Kur e takova djalin herën e fundit po qante. I thashë çfarë ke të keqen babi, je zënë tek shkolla, jo më tha. Atëherë pyeta një djalë rastësisht tek shkolla që e ka në klasë çfarë ka ndodhur, ai më tha po është zënë me mua. Unë nuk flas dot me ish-bashkëshorten se sapo ta marr në telefon ajo lajmëron policinë”, tha babai./Balkanweb

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndezi zjarr për djegien e mbeturinave, por flakët i dolën jashtë kontrollit/ Pranga 57-vjeçarit në Lushnje

16:05 / July 10, 2026

Detaje të reja nga vrasja në Laç/ Ilir Gjini u ekzekutua me 7 plumba pranë pallatit, autori i dyshuar në kërkim

11:44 / July 10, 2026

Zbardhet autorësia e vrasjes në Kurbin, shpallet në kërkim 40-vjeçari me precedentë kriminalë

09:43 / July 10, 2026

Shkodër, krim në familje/ Burri vret gruan, identifikohet viktima

14:01 / July 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.