Gjykata e Tiranës ka pushuar hetimet për padinë e ngritur ndaj nënkryetarit të Bashkisë së kryeqyteti Arbjan Mazniku. Kjo padi është depozituar nga aktivistët e Aleancës për Teatrin, menjëherë pas shembjes së këtij të fundit.
Me arsyetimin se nuk ka elementë të veprës penale, Gjykata e Tiranës ka pushuar hetimet dhe çështjen ndaj nënkryetarit Arbjan Mazniku.
Bashkë me Maznikun, aktivistët paditën dhe kryebashkiakun Erion Veliaj, me akuzën për shpërdorim detyre dhe korrupsion i zyrtarëve që kryejne funksion publik, kryer në bashkëpunim.
