Ditën e sotme kudo në rrjet “Mirëmëngjes” i thuhet vetëm Arbana Osmanit! Ka dhjetëra postime, me këtë togfjalësh, si dhe të tjera që “duartokasin” moderatoren!
Mes tyre edhe partneri i saj, Eduart Grishaj, shoqja e ngushtë, Xhemi Shehu, apo ish-banorë të “Big Brother VIP”, Ardit Çuni dhe Paloma.
E në fakt, jo pa arsye. Kushdo që ka parë spektaklin e mbrëmshëm, bie dakord, që vërtet “Mirëmëngjes” i thuhet vetëm Arbanës.
Dje, në “Big Brother VIP” ka ndodhur një situatë e pazakontë dhe e vështirë. Gjatë një diskutimi për puthjen Sara-PM dhe pas një komenti të Balinës, Fifi humbi ndjenjat.