Pak ditë më parë u përfol për një lidhje mes Bora Zemanit dhe një prej binjakëve të “Al Pazar”, Donald Veshajt, por në fakt bëhet fjalë për tjetër gjë.
Sipas një fotoje të publikuar prej tyre bëhet fjalë për një projekt të ri të vëllezërve aktorë ku mesa duket do të përfshihet edhe moderatorja e njohur.
“Kemi një projekt të ri tonin, që është pak shpejt ta themi se çfarë është. E kemi menduar mirë. Nuk do të jetë një spektakël humori, do të jetë diçka ndryshe nga ajo që në Shqipëri jemi mësuar të shohim”, thanë Donaldi dhe Romeo një javë më parë të ftuar në emisionin “Thumb”.
Burime për “Blitz” thonë që bëhet fjalë për një emision i cili do të jetë në formën e një “Late Night Shoë”, me supriza dhe biseda interesante dhe titulli do të jetë “3-shat”.
Binjakët u shprehën se është “pak a shumë” projekt solo, pra “pak a shumë” mund të nënkuptojë dhe një anëtar tjetër, apo vetem ata të dy?
