Aksidenti rrugor i merr jetën mjekes Edma Sali. Lajmi i trishtë është dhënë nga Urdhri i Mjekut Durrës, i cili bën me dije se e reja u aksidentua jashtë Shqipërisë.
Sali përfundoi studimet e larta në vitin 2017 në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë, dhe më pas vazhdoi specializimin në Gjermani.
“Kjo është një humbje e madhe dhe e pazëvëndësueshme për familjen, miqtë dhe komunitetin e mantelbardhëve”, thuhet mes të tjerash në mesazhin e shpërndarë nga “Urdhri i Mjekut”.
Postimi:
Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen e parakohëshme nga jeta të mjekes Edna Sali, për shkak të një aksidenti automobilistik jashtë Shqipërisë.
Kjo është një humbje e madhe dhe e pazëvëndësueshme për familjen, miqtë dhe komunitetin e mantelbardhëve.
Doktoreshë Edna Sali përfundoi studimet e larta në vitin 2017 në Fakultetin e Mjekësisë, të Tiranës, me rezultate shumë të mira.
Më pas u largua drejt Gjermanisë, për tu specializuar.
Urdhëri i Mjekut Durrës përcjell ngushëllimet më të sinqerta për familjarët, miqtë dhe kolegët për këtë humbje të rëndë.
I paharruar qoftë kujtimi i saj!