Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

U përjashtua nga gara për kreun e PD, Balliu i shkruan David McAllister dhe Tina Mercep: Partia është marrë peng nga Sali Berisha!

21:09 / May 18, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
alesia b
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Juristja Alesia Balliu, e cila u përjashtua nga gara për kreun e PD-së, u ka dërguar emaile 2 figurave me peshë në politikën europiane dhe ndërkombëtare, David McAllister (Kryetari i Komisionit të Jashtëm të PE) dhe Tina Mercep (nga IDU), për atë që ajo e konsideron “farsa e 23 majit”.

Balliu në email-et që u ka dërguar McAllister dhe Mercep, ka ngritur shqetësime serioze mbi situatën e brendshme në Partinë Demokratike, duke pretenduar se formacioni politik është “marrë peng” nga Sali Berisha dhe rrethi i tij politik.

Mësohet se Balliu ka argumentuar se një forcë politike që aspiron të rikthehet në pushtet dhe të përfaqësojë standardet europiane, nuk mund të drejtohet nga një person i shpallur “non grata” nga SHBA dhe Britania e Madhe.

Ajo ka kërkuar vëmendjen e partnerëve ndërkombëtarë për atë që e konsideron si degradim të standardeve demokratike brenda PD-së. Sipas Balliut, një pretendent për kreun e PD-së nuk mund të zgjedhë vetë kundërshtarët që do të ketë përballë në garë.

Balliu gjithashtu mësohet se ka denoncuar edhe përdorimin e partisë, sipas saj, në funksion të betejave personale të Berishës kundër SPAK-ut, ndërsa ka ngritur pretendime për një klimë kontrolli, presioni dhe përjashtimi ndaj zërave kritikë në parti.

Në emailin drejtuar zyrtarëve ndërkombëtarë, Balliu ka përmendur edhe pretendime për individë pranë Berishës, të cilët sipas saj po përfitojnë politikisht dhe ekonomikisht në kurriz të demokratëve dhe frymës opozitare.

Kujtojmë se në ‘zgjedhjet’ e 23 majit për kreun e Partisë Demokratike, i vetmi kandidat në garë do të jetë Sali Berisha, pasi pretendentët e tjerë për të kandiduar nuk u lejuan të garonin.

balliu David McAllister gara perjashtua shkruan
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane: Trazirat e dhunshme nuk kanë vend në angazhimin qytetar

22:46 / October 16, 2026

Bashkia e Shkodrës në flakë, godina s*lmohet me molotovë nga disa persona të maskuar

22:14 / October 16, 2026

Avokati i Popullit: Në komisariate ka mbipopullim, kemi parë persona me shenja dhune

20:38 / October 16, 2026

Protesta/ Demo: 156 të lënduar, mes tyre 4 të mitur! Përdorimi i fëmijëve, përpjekje e maskuar e atyre që pushtetin duan ta marrin me dhunë

19:07 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.