Ish-deputeti socialist Koço Kokëdhima është shfaqur në krah të kreut të grupit parlamentar socialist Taulant Balla.
Duket se debatet e forta të disa viteve më parë që çuan gjer në përjashtimin e tij nga partia, janë harruar dhe tashmë Kokëdhima është afruar sërish me socialistët.
Kokëdhima dhe Balla kanë qenë dhe në shoqërinë e kryetarit të Bashkisë së Fierit Armando Subashi për të parë ndeshjen në stadiumin “Loni Papuçiu” ku luante Apolonia me Tërbunin.


