Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

U përmendën në listën e “skandaleve të diplomacisë”, reagojnë diplomatët

13:58 / September 18, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pasaporta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas transmetimit të emisionit Top Story këtë të mërkurë ku u fol për lëvizjet në diplomaci dhe pasaportat diplomatike kanë reaguar edhe fëmijët e diplomatëve.

Në këtë emision gazetari thoshte se fëmijët e diplomatëve që janë mbi 18 vjeç, kanë shkelur vijojnë të mbajnë pasaporta diplomatike në mënyrë abuzive.

Erind Sulko, djali i Taip Sulkos, këshilltar ministër në ambasadën tonë në Kanada është i pari që ka reaguar ndaj emisionit.

“Do isha shumë i lumtur po të ishte e vërtetë: më në fund do më hynte në punë pasaporta shqiptare. Por, fatkeqësisht nuk është e vërtetë.

  1. Unë dhe im vëlla, Taulant Sulko, kemi vite që e kemi dorëzuar pasaportën diplomatike dhe udhëtojmë me dokumenta kanadeze.
  2. Në kohën kur kishim pasaporta diplomatike, ligji ishte për fëmijët nën 26 vjeç, jo nën 18 vjeç.

Por kyu rast i shpifur dhe me informacione të pavërteta tregon një gjë: Top Channel është kthyer në vegël partiake dhe është përdorur për të sulmuar dhe përbuzur njerëzit e ndershëm. Unë dhe familja ime i kemi dhënë shumë atij vendi, dhe ai vend na ka përbaltur, mohuar dhe fyer. Prandaj, dhe kemi ikur.

Sot ka qenë radha ime të duroj fyerjen dhe baltosjen e padrejtë timen dhe të familjes sime. Nesër është radha juaj”, shkruan ai.

Pas Sulkos ka reaguar edhe Oriana Mullisi, ish sekretarja e Ditmir Bushatit në kohën kur ky i fundit ishte ministër i Jashtëm. Në emision është përmendur se ajo ka katupultuar nga sekretare në diplomate pa kaluar sipas kritereve të ligjit.

Në reagimin e saj Mullisi thotë se ka të gjithë arsimimin përkatës për detyrën që mban aktualisht, si diplomate në misionin shqiptar në Bashkimin Evropian.

“Nje sqarim per median Top Channel meqenese me ka cituar emrin.

Orjana Mullisi ka mbaruar studimet bachelor ne Fakultetin e Drejtesise me mesatare mbi 9 e me pas ka fituar nje burse te plote nga Bashkimi Evropian per te ndjekur studimet master ne drejtesi (studime Evropiane dhe Nderkombetare) ne universitetin KU Leuven ne Belgjike i cili renditet ne 50 universitetet me te mire ne bote.

Orjana Mullisi ka rezultuar e para ne provimin e Departamentit te Administrates Publike (per statusin e nepunesit civil) e ka punuar ne drejtorine e BE-se ne MEPJ per gati 2 vjet.

Orjana Mullisi eshte zgjedhur midis 5 nepunesve civile me te mire ne Shqiperi nga programi EU Scheme for Young Professionals, gjenerata e I (program i Komisionit Evropian ne bashkepunim me British Council)

Orjana Mullisi eshte postuar se bashku me koleget e te njejtit brez me te njejten grade sikurse ata pa asnje diferencim ne perputhje me profilin e saj ne Misionin e RSH ne BE (te tjere te rinj te te njejtit brez jane postuar sipas profileve ne ambasada e misione perkatese) pjese kjo e politikes per promovimin e te rinjve ne perputhje me legjislacionin perkates.

Orjana Mullisi ka nje sere trajnimesh te gjitha ne fushen e BE e eshte autore e dy botimeve shkencore madje se fundmi ka fituar nje burse te plote ne Universitetin e Gjeneves per studime te avancuara ne Qeverisjen Evropiane dhe Nderkombetare.

P.S. Vazhdimisht degjojme thirrjen per promovimin e te rinjve ne vendin tone por ne realitet perballemi me perbaltjen e perdhosjen e figures se tyre. E trishtueshme!”, shkruan Mullisi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada e SHBA-së mbështet projektin e Skavicës: Strategjik për sigurinë energjetike të Shqipërisë dhe rajonit

12:01 / November 20, 2026

Buxheti dhe paketa fiskale 2027 miratohen në Komisionin e Ligjeve, fonde shtesë për disa institucione

10:59 / November 20, 2026

Zgjedhjet vendore 2027, Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë të PS në Kryeministri

10:09 / November 20, 2026

Merz mbledh “Koalicionin e Vullnetmirëve” në Berlin, Edi Rama pjesë e takimit të nivelit të lartë për Ukrainën, Shqipëria në tryezën e sigurisë evropiane

15:02 / November 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.