Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Atdhe Xharavina u përfshi ditën djeshme në një aksident në Tiranë. Nga informacionet paraprake u tha se aksidenti kishte ndodhur pasi një automjet ishte duke dalë nga parkimi dhe përplasi automjetin e tipit “Audi” që i përket Atdheut. (KLIKO)
Së fundmi përmes një postimi në rrjetet sociale, ish-konkurrenti ka treguar se është mirë dhe ka falenderuar të gjithë ata që e kanë pyetur. “Familjar miq dhe dashamirë në pamundësi që t’ju kthej të gjitha mesazhet secilit pas një aksidenti që kisha me makinë, faleminderit shumë nga ana juaj zoti ju ruajt”, shkruan ai në një Instastory.
Aksidenti ndodhi në zonën e “Don Boskos” mesditën e djeshme. Megjithatë, për fat të mirë nuk pati lëndime në njerëz, por vetëm dëme materiale.

