Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“U përpoq të abuzonte seksualisht me mua para se të vriste Sabinën!” Flet ish-bashkëshortja e shqiptarit, Koci Selamaj

09:05 / April 8, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pjimage 2022 04 08T082033.193
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ionela Gherghisan ka hedhur akuza të tjera të forta ndaj ish-bashkëshortit të saj, shqiptarit Koci Selamaj, për të cilin thotë se ka tentuar ta mbysë disa herë para se të vriste Sabina Nessa-n.

Por 45-vjeçarja tha se nuk e kishte imagjinuar kurrë që Selamaj so të kryente një krim kaq të tmerrshëm. Gherghisan, e cila jetonte në Eastbourne me Selamajn, tani është kthyer në vendlindjen e saj, Rumani.

Në një prononcim për Daily Mail ajo ka thënë: “Është shumë e vështirë për mua të gjej fjalët për t’i thënë familjes së Sabinës, sepse jam po aq e tronditur nga ajo që bëri ai sa edhe ata. Edhe unë kam një vajzë 26-vjeçare dhe mund të ndjejë dhimbjen e tyre. Kam shumë dhimbje në zemër dhe ndihem shumë e vetmuar pa asnjë ndihmë. Më vjen shumë keq që kaq shumë njerëz u lënduan për shkak të tij. Nuk e kam besuar kurrë se ai ishte në gjendje të vriste.’
Gherghisan, sanitare dhe belly dancer, tha se Selamaj u bë njeri tjetër dhe i dhunshëm disa javë para vrasjes. Ajo iku nga shtëpia gushtin e kaluar pasi ai e sulmoi sepse nuk i kishte hapur telefonin teksa ndodhej në punë.

Screenshot 2022 04 08 081728
Sabina Nessa, e vrarë nga Selimaj

“Kishte raste kur kisha frikë të qëndroja në të njëjtën shtëpi me të sepse kisha frikë për jetën time. Ai u përpoq të më mbyste tre herë, por hera e fundit ishte kur u tmerrova më shumë. Ai erdhi në shtëpi nga puna dhe më vuri duart në qafë, duke më bërtitur, ‘Pse nuk u përgjigje në telefon?’ Isha në shtrat, e tronditur. Ai më pas më lëshoi, por nuk kërkoi falje. Unë isha viktima e tij e parë, por diçka e ndaloi të më vriste.”-ka treguar ajo.

Dyshja më pas kishin kontakte të kufizuara deri në ditën e vrasjes kur Selamaj i kishte kërkuar të bënin marrëdhënie seksuale në parkimin e makinave në Eastbourne ku ajo punonte. Gherghisan ka thënë: “Ai ishte shumë i shqetësuar dhe i padurueshëm dhe nuk e kisha parë kurrë të tillë. Pashë një shishe alkooli në makinën e tij dhe ndjeva erën në frymën e tij. Ai nuk ishte i dehur, por sillej shumë çuditërisht. Ai u përpoq të bënte marrëdhënie seksuale me mua në makinën e tij, por unë thashë jo, kështu që ai u largua dhe unë u ktheva në punë.”

Ajo u kthye në shtëpi më 25 shtator – tetë ditë pasi kishte vrarë Sabina Nessa dhe një natë para arrestimit të tij. “E vetmja gjë që ishte e çuditshme ishte se ai kishte këpucë të reja, dhe ai rrallë i ndërronte këpucët. I blen të reja vetëm kur i prishen ato që ka.”

Gherghisan tha Selamajn e takoi në një lavazh shqiptar. Çifti u martua në nëntor 2018 pas shumë presioneve nga Selamaj. Duke u martuar me Gherghisan, ai do të kishte mundësi të qëndronte në Mbretërinë e Bashkuar. Gherghisan tha: ‘Ai u martua me mua për letrat. Më tha në mënyra të ndryshme. Mbaj mend që nëntë muaj pasi filluam një lidhje, ai më bëri presion për martesë, duke thënë se nëse e doja, duhej të martohesha me të.”

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Plas sherri mes Lalës dhe Rexhajt: Meriton të rrihesh siç të rrihte Buzhala, por s’i ndyj duart me ty

22:40 / September 24, 2026

Netanyahu sulmon ashpër kryebashkiakun e New York-ut: Turp të të vijë që shtrembëron faktet

22:22 / September 24, 2026

Dënimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, çfarë strategjie mund ta ndjekë Qeveria e Kosovës për apelin në Hagë?

20:59 / September 24, 2026

Presidenti pritet të mbledhë Këshillin e Sigurisë javën e ardhshme, ish-kreu i SHISH nën akuzë se ndihmoi Agasin me të dhëna sekrete

19:49 / September 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.