Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

U plagos nga policia greke mëngjesin e sotëm, kush është sarandioti që terrorizoi Athinën (EMRI)

20:50 / October 8, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia greke
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Detaje të reja zbulohen lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në mëngjes në Athinë, ku policia greke plagosi me armë një shtetas shqiptar. I plagosuri është Klaudio Budo, 35 vjeç, nga fshati Cukë i Sarandës. Në 08.30 të mëngjesit, në rrugën “Leoforo Varis”, Budo vodhi fuoristradën “Peugeot” me targa ITE 7218.

Drejtuesja e mjetit kishte zbritur për të shkuar në një kioske aty pranë dhe e kishte lënë makinën ndezur. Budo ka hipur me shpejtësi dhe e ka marrë. Fakti që pronarja kishte harruar telefonin brenda, e ka tradhtuar të riun.

Përmes GPS të telefonit policia ka zbuluar vendndodhjen e mjetit. Ai është gjetur disa orë më pas i parkuar në kryqëzimin e rrugëve “Marinis” dhe “Aristotelous”. Policia ka pritur deri sa aty është shfaqur personi që e kishte vjedhur.

Sapo ai e ka ndezur, i është bërë thirrje nga policia, por ai ka shtuar shpejtësinë dhe ka goditur motorin e policëve, duke plagosur njërin prej efektivëve. Në këtë moment, këta të fundit kanë hapur zjarr dy herë me pistoletë, duke plagosur në këmbë autorin.

Në vendngjarje mbërritën forca të shumta policie dhe ambulanca, që shoqëruan të plagosurit në spital. Klaudio Budo, i cili u arrestua, rezulton i dënuar më parë në Greqi për “trafik droge” dhe “vjedhje”, si dhe ka një precedent për plagosje me thikë në Sarandë, në vitin 2015.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Më 8 tetor miratohet harta e re territoriale/ Votat në favor të mazhorancës, PD kundër

17:48 / September 19, 2026

Virusi i Nilit Perëndimor në Kosovë, shkon në dy numri i viktimave

17:45 / September 19, 2026

Zhvillimi i Qëndrueshëm 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë

17:30 / September 19, 2026

“Haga”: Mandati i Dhomave të Specializuara varet nga BE

12:33 / September 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.