35-vjeçari që mbeti i plagosur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Sarandë, është Spiro Iljadhi, pronari i ‘Bar Orange’ në qytetin bregdetar.
Emri i tij është lakuar edhe më parë në media, ku në gusht të vitit 2019, një denoncim u bë ndaj biznesit të tij nga ish-kryeministri Sali Berisha, ku pronari akuzohej se i preu veshin një turisti.
Asokohe, Iljadhi u kontaktua nga Dosja.al, dhe tha se në ambientet e Bar Orange në Sarandë nuk ka ndodhur asnjë sherr, si ai i denoncuar nga Berisha. Ai nuk mohoi dijeninë e tij për ngjarjen, por tha se nuk kishte asnjë lidhje as ai personalisht dhe as stafi i Orange.
“Në lokalin tonë nuk ka ndodhur asgjë e tillë. Sherri ka ndodhur shumë larg nga këtu. Nuk kam asnjë lidhje. E gjitha është sulm për shkak të konkurrencës. Të gjithë e dinë se çfarë pune kemi ne. Të më konkurrojnë me punë, jo me tatime, shtet e Polici.”-është shprehur Iljadhi dy vite më parë.
