Vetëm një ditë pas dorëzimit të listave në KQZ, kandidati i PS Eljo Hysko ka nisur fushatën. Nisur dhe nga sistemi i ri i votimit me lista të hapura, Hysko u kërkon votuesve në qarkun e Tiranës që të votojnë nr 32. “Ja nisim! Familjes, miqve e socialistëve të mi i falenderoj nga zemra për mbështetjen e tyre deri më sot e i kërkoj votëbesimin për një mandat të ri!
Me zëmër dhe energji e pranë njërëzve, ashtu sikundër e di çdokush që ka punuar me mua si aktivist, kryetar i FRESSH apo deputet do të shërbej edhe në 4 vjeçarin e ardhshëm!
Listat e hapura të promovuara nga PS dhe Edi Rama, janë një mundësi e shkelqyer për një ri të si unë, por dhe per cdo te ri tjeter, për të vërtetuar forcën e të rinjve.
Kohë për kthim pas nuk ka, Shqipëria është e ardhmja jonë”, shkruan Hysko.
