Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

U rikthye në funksion pas “ultimatumit” të SHBA-së, analisti i njohur tregon sfidën e madhe që ka përpara Gjykata Kushtetuese

22:32 / December 28, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjk 11
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Teksa kanë ngelur dhe 3 vende bosh për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, analisti Skënder Minxhozi deklaroi se ky institucion pasi të nisë punën do duhet që të ndërtojë reputacionin e saj.

Minxhozi tha se Gjykata Kushtetuese ka një tjetër sfidë që është dhe “lufta” përtej luftës për vota në fushatën elektorale të palëve politike.

Duke u ndalur tek vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e paktit detar me Greqinë, Minxhozi tha ajo ishte periudha më e lavdishme ku pushteti mori një ‘Jo’ të fortë nga institucionet.

“Dua të kujtoj një gjë se një trupë gjyqësore që ka komponentët që në një proçes mund të dalë me probleme, mund të marrë vendime që janë sovrane, të drejta. Jo e gjithë karriera e atyre njerëzve mund të jetë e verifikueshme nga një proces vettingu. Sa i përket Gjykatës Kushtetuese besoj se u tha dhe nga kolegët, fakti që periudha më e lavdishme është ajo e kundërvënien ndaj një qeverie, siç ishte një mision, ku është gur kilometrik për marrëveshjen detare. Ngelet një vendim ku pushteti mori një ‘Jo të fortë nga institucionet. I doli kundër një vendimi që dukej punë e kryer. Kush lexon vendimin, është një motivacion shumë i rëndë që ata kanë përmendur akuza për cënim të territorit. Ne nuk duhet ta paragjykojmë jo se Gjykata Kushtetuese është një nga institucionet më të besueshme në 30 vite. Ata nuk kanë marrë detyrën dhe nuk e dimë se si do të sillen ndaj atij pirgu të madh dosjesh. Kjo gjykata mbetet që ta bëjë rrugën e saj, ta ndërtojë reputacioni e saj. Sfidat që ka përpara, që përkon dhe me fillimin e fushatës elektorale, do të thotë që të përvesh mëngët, ku çdo gjë që do të thotë do të politizohet dhe është një premisë për ‘luftë të re’, përveç ‘luftës’ së votave. Duhet t’i kujtojmë kryeministrit se tek ajo godinë ndërkombëtare u zgjidh dhe kjo çështje. Kur gjykata është çështje afatesh, afate të vëna në kusht, atëherë është e tepër që të shohim kushtet, pasi ato apriori janë të shkelura”, tha Minxhozi.

kushtetueses sfida skender minxhozi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bizneset shqiptare dhe sfida e rritjes së produktivitetit, ku qëndron problemi i vërtetë?

09:16 / May 14, 2026

Martanesh/ Pas 20 vitesh në errësirë, fshati Val rikthehet në jetë por sfida për ujin mbetet

20:01 / April 8, 2026

Nis sot sfida e talentit në shkencë në shkollat e mesme

09:51 / February 24, 2026

5 sfida të thjeshta që mund t’ju zgjasin jetën, mjekët: Ndryshimi nis që në mëngjes

23:02 / January 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.