Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

U rizgjodh President i Italisë/ Kush është Sergio Matarella?

08:38 / January 30, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sergio mattarella
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas disa ditë dështimesh për të zgjedhur një përfaqësues të së djathtës si kryetar shteti, Italia ka rizgjedhur për një mandat të dytë Sergio Matarella-n si President të Republikës.

Asambleja e Posaçme ku marrin pjesë Dhoma e Përfaqësuesve, Senati, dhe një pjesë të zgjedhurish nga rajonet e vendit ka votuar për juristin siçilian 81 vjeçar për një tjetër mandate 7 vjeçar.

Plot 759 vota ka marrë presidenti aktual, që vetëm në mëngjes ka vendosur të rikandidojë, pasi ka parë që nuk ka pasur një kandidaturë që bashkonte të majtën dhe të djathtën.Me një të shkuar demokristiane, Sergio Matarella, ka shërbyer në poste të rëndësishme të vendit si Zv.kryeministër, ministër i Mbrojtjes, Ministër i Arsimit dhe Anëtar i Gjykatës Kushtetuese.Matarella është i biri i një prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të Alchide de Gasperi-t, babai i Italisë moderne, i cili ka qenë disa herë ministër.

Pas shkërmoqjes nga korrupsioni të Partisë Demokristiane Italiane, Matarella nuk pranoi të bashkohet me Berlusconin, por bashkë me një grup kolegësh themeluan qendrën e majtë italiane, lider i së cilës ishte ish-kryeministri, Romano Prodi.Ai i përket një familje që ka sakrifikuar në luftën ndaj mafia-s siçiliane. Vëllai i presidentit aktual, Piersanti Matarella u masakrua me urdhër të posaçëm të Toto Riina-s në makinën e tij, poshtë shtëpisë ndërsa po shkonte në zyrën e tij ku shërbente si President i rajonit të Siçilisë.

Ekzekutimi i tij ndodhi pasi refuzoi të jepte tendera dhe leje ndërtimi për pjesëtarët e krimit të organizuar.Sergio Matarella është një europianist i bindur, në vitin 2017 refuzoi të emëronte ministër Financash, një ekonomist të propozuar nga Lëvizja 5 Yje, i cili kërkonte daljen e Italisë nga Euro.Qenia e tij si President dhe Mario Draghit si kryeministër, konsiderohet si një stabilitet dhe siguri nga liderët europianë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arrestimi i Ermal Beqirit në Francë, pritet ekstradimi në Shqipëri, SPAK del me njoftim zyrtar

16:37 / August 1, 2026

Dikur i burgosur prej besimit sot kardinal, Ernest Troshani rikthehet në Spaç për meshën e veçantë

15:54 / August 1, 2026

Akuzohej për skandal të madh korrupsioni, lirohet nga burgu ish-presidenti peruan

15:06 / August 1, 2026

Qindra besimtarë në pelegrinazh në Teqenë e Baba Jashar Krenës në Bulqizë, nderohet figura e klerikut bektashi

14:36 / August 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.