Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

“U rrita duke u bullizuar nga të gjithë”, postimi emocionues i Klodian Duros: Besova se do isha numri 10 më i mirë në histori

09:18 / February 3, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Klodian Duro 1 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-mesfushori i Kombëtares, Klodian Duro, është kthyer pas në kohë, teksa ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale dy foto nga e kaluara. Njëra i përket viteve të para të karrierës si futbollist, ndërkohë që tjetra është nga dueli me Ronaldinjon, në testin miqësor Shqipëri – Milan, përfunduar 3-3 dhe që shihte Klodian Duron kapiten të ekipit.

Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, Duro ka treguar se është bullizuar deri në moshën 18 vjeçare, kur debutoi me ekipin e parë. Askush nuk besonte te fiziku i tij, ndërsa elbasanasi nuk dorëzohej me besimin se një ditë do të ishte numri 10 më i mirë në histori.

Ky është dhe mesazhi që 46-vjeçari kërkon të përcjellë në fund. Duro e mbyll duke thënë që të mos dorëzoheni kurrë, pavarësisht çfarë thonë të tjerët.

Postimi:

“Me topin luan shumë mirë, megjithatë, shpesh herë është përplasur me kritika të ashpra. Disa e kanë përshkruar si të shkurtër, të dobët, të vogël, pa fuqi, pa forcë, dhe pa rezistencë. Një kohë të gjatë, këto fjalë i degjoja çdo ditë, nga mosha 8 vjeç deri në 18 vjeç, derisa erdhi dita e ndeshjes time të parë me Elbasanin.

U rrita duke përballuar bullizmin e vazhdueshëm nga të tjerët, por gjithashtu duke punuar palodhur çdo ditë, duke mos humbur kurrë besimin tek vetja. Kjo punë dhe përpjekje më dhanë forcën për të përballuar sfidat. Dhe ajo ditë kur u bëra pjesë e ndeshjes me Elbasanin, më dha një mundësi të madhe për të treguar vlerat e mia.

Në rrugën time drejt suksesit, kam mesuar se njerëzit mund të thonë shumë për ne, por ajo që ka rëndësi vërtet është se si ne e shohim veten dhe se çfarë bëjmë për të arritur qëllimet tona. Edhe pse mund të përballeni me kritika dhe bullizëm, mos u dorezoni kurrë. Besoni në veten tuaj dhe punoni palodhur për të arritur ëndrrat tuaja. Mos harroni, asnjë fjalë negative nuk mund të ndalë një zemër të vendosur për të arritur suksesin.”

bullizim Klodian Duro tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Miliona dollarë humbje brenda natës, goditet rrjeti më i madh i uniformave false të Botërorit

09:46 / June 3, 2026

Ndeshja miqësore Shqipëri-Izrael/ Policia me plan masash, rrugët që do të bllokohen

08:57 / June 3, 2026

Miqësoret e Kombëtares, Uzuni: Trajneri i ri luan ofensiv, dua të shënoj sa më shumë gola

12:10 / June 1, 2026

Yamal për dëmtimin në kofshë: Kisha frikë se mos humbisja Kupën e Botës!

17:59 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.