Prokuroria e Tiranës sekuestroi pasuri me vlerë 50 milionë euro të Krisjan Boçit, të dënuar për drogë në Belgjikë dhe 6 persona të tjerë, pasi dyshohet se ishin përfshirë në skemën e pastrimit të parave në Shqipëri, ku dyshohet se rol kishin edhe bashkëshortet e tyre.
Cila ka qenë lidhja e çiftit Kristian-Drilona me Bes Kallakun dhe Xhensila Myrtezaj? Para disa vitesh, Kristian Boçi së bashku me bashkëshorten e tij, Drilona Boci kanë pasur miqësi shumë të ngushtë me çiftin Bes Kallaku-Xhensila Myrtezaj. Nuk mungonin makinat luksoze, jahtet, udhëtimet nëpër botë, darkat dhe festat së bashku mes dy çifteve, të cilët morën vëmendjen e të gjithëve me miqësinë e tyre të ngushtë.
Shkaku i prishjes së miqësisë së tyre është aluduar shumë, pasi shumë thashetheme qarkulluan rreth një zënke madje përplasje fizike mes Drilonës dhe Xhensilës, shkak i cili aludohet të jetë dyshimi për një lidhje të fshehtë mes Xhensilës dhe Kristianit, gjë e cila ende mbetet e pavërtetuar.