Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

U shërua nga koronavirusi, mjeku Xhaxho: Në çastet më të vështira kërkoja…

14:31 / April 21, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ROLAND XHAXHO 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mjeku Roland Xhaxho është një prej bluzave të bardha që la sot spitalin dhe që arriti të mposhtë koronavirusin.

Duke folur për News 24 mjeku Xhaxho thotë se ditët e para të përballjes me COVID-19 ishin më të vështirat, ndërsa tek Infektivi nuk është futur në reanimacion, por mjekët i kanë krijuar një zonë si reanimacion, me respirator dhe të gjitha pajisjet.

Ai tha se e veçanta e tij në spital, që ka befasuar edhe kolegët e tij mjekë, ishte se në momentet më të vështira, ai donte të dëgjonte muzikë, edhe pse ishte me maskë dhe oksigjen në fytyrë.

“Duke qenë mjek reanimator dhe duke i njohur komplikimet, për mua ishte e papritur, por ndodhi. Ditët e para, tek unë u shfaq me temperaturë, më pas me humbjen e oreksit. Kjo më shqetësoi dhe u detyrova të bëja tampon e skaner, ku rezultoi që isha pozitiv. Ditët e para ishte shumë e vështirë, pasi karakteristike e kësaj sëmundje është temperature dhe problemet respiratore, pasi krijon probleme me frymëmarrjen. Kështu që u detyrova të shtrohem në spital. Pesë ditët e para kanë qenë më të vështira. Unë e kalova pa u intubuar, falë mjekimit”, tha mjeku Xhaxho.

A ka pas rast kur jeni ndjerë në vështirësi dhe keni pas frikë?
Kjo më detyroi të shtrohesha në spital, por unë nuk u futa në reanimacion. Krijuan mjekët një zonë thuajse si reanimacion tek Infektivi, me respirator, e të gjitha pajisjet. Unë monitoroja veten, duke qenë dhe mjek. Unë pëpiqesha, bashkë me kolegët, që të gjenim një regjim të respiratorit sa më optimal. E veçanta ime, që iu bënte përshtypje kolegëve, ishte se në momentet më të vështira doja të dëgjoja muzikë, edhe pse isha me maskë dhe oksigjen në fytyrë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në aksin Fushë-Krujë–Thumanë, makina përplas për vdekje 65-vjeçarin

16:19 / November 14, 2026

Rama debat me Spiropalin në Asamble! Deputetja: Ka mes nesh që kanë abuzuar me pushtetin

15:59 / November 14, 2026

U paralajmërua për protestë kombëtare, para Ministrisë së Arsimit vetëm një grup protestuesish

15:18 / November 14, 2026

Po shuanin zjarrin në një ndërtesë, humbin jetën dy zjarrfikës

14:28 / November 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.