TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Njihuni me shenjat më detektive të horoskopit

23:58 / September 21, 2023

Përplasjet brenda republikanëve rrezikojnë mbylljen e qeverisë në SHBA

23:45 / September 21, 2023

Pas kësaj videoje nga Milano fansat janë të bindur se Kiara është shtatzënë

23:30 / September 21, 2023

“Bild” jehonë fjalimit të Ramës: I vuri frenat ankesave të Rusisë para gjithë botës

23:23 / September 21, 2023

Binaj: “Politikanët në Shqipëri thonë çfarë nuk bëjnë dhe bëjnë çfarë nuk thonë”

23:09 / September 21, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Kronikë

U shkarkua me ‘ceremoni’ nga Rama, të tjera ‘bëma’ nga ish-kreu i Hipotekës

21:59 / January 23, 20193 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Në vijim të investigimit mbi lëshimin e më shumë se një AMTP-je për të njëjtën sipërfaqe në zonën e Ishmit, Durrës, mbrëmjen e kësaj të mërkure “Fiks Fare” trajtoi një tjetër rast.

Albert Doda, nga fshati Draç i Ishmit, ankohet për mosregjistrimin nga Hipoteka e Durrësit të një sipërfaqeje prej rreth 13.223 m2, që sipas tij e zotëron me dokumentacion të plotë e të ligjshëm.

Këtë pasuri e ka fituar me ligjin 7501. Aktin e marrjes së tokës në pronësi e ka marrë i ati, Ramazani, që në vitin 1992, por deri në vitin 2010 nuk kanë vajtur për ta regjistruar.

Në momentin që kanë kërkuar të regjistrojnë pronën, ata kanë hasur në vështirësi, pasi nga Hipoteka i është thënë se për këtë pronë kanë sjellë dokumentacion nga e njëjta komunë edhe dy persona të tjerë.

Gjatë takimit që denoncuesi bën me specialistin e Hipotekës së Durrësit, ai i shprehet se për këtë pronë duhet të përgjigjet dhe të vendosë tjetërkush, pasi tanimë çështja i ka kaluar Prokurorisë. Për këtë, as komisioni nuk mund të shprehet, sepse komisioni në datën 2 shkurt i bashkëngjitet Hipotekës.

Pas takimit me specialistin, denoncuesi takon edhe drejtorin e Hipotekës, i cili pasi e pret, duket të mos e njoh fare rastin e zotërisë dhe gjatë të gjithë kohës pret miratimin e specialistëve për të reaguar. Ai e kalon rastin duke i thënë se kjo çështje i ka kaluar Prokurorisë dhe është kjo e fundit që duhet të shprehet dhe të përfundojë hetimin.

Nga ana tjetër, denoncuesi i tregon se për këtë çështje ka bërë ankesë edhe pranë portalit të bashkëqeverisjes dhe nga përgjigjja që i është kthyer rezulton se, nga Komisioni i Vlerësimit të Titujve të Pronësisë, pranë Hipotekës së Durrësit, i janë dërguar 4 shkresa që nga viti 2015 deri në vitin 2018 për t’u shprehur lidhur me këtë pronë dhe kush janë pretendentët.

Por, asnjëherë nuk ka marrë një përgjigje. Kjo është edhe arsyeja që denoncuesi iu drejtua emisionit “Fiks Fare”, pasi asnjë institucion nuk po arrin t’i kthejë një përgjigje për regjistrimin e pronës, të cilën sipas tij e ka fituar me të drejtë.

Anëtarët e komisionit të ndarjes së tokës: Pronën ia kemi ndarë Ramazan Dodës, babait të Albertit!

“Fiksi” kontaktoi 3 anëtarët e Komisionit të Ndarjes së Tokës, të cilët kanë firmosur në AMTP në vitin 1992. Ata shprehen se, pavarësisht se ka kaluar shumë kohë, e mbajnë mend shumë mirë që kjo pronë i është ndarë nga komisioni i ish-komunës Ishëm, Ramazan Dodës.

Nëse kjo pronë, sipas tyre, i është dhënë dikujt tjetër, atëherë kjo është vjedhje që është bërë nga ana e komunës që ka lëshuar AMPT-të e tjera. Prokuroria duhet të hetojë patjetër. “Për këto toka buzë detit bëhet e gjithë lufta”, përfundon një nga ish-anëtarët e Komisionit të Ndarjes së Tokave. /Top Channel/

Albert Doda
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Zjarrvënësit ia hedhin, prokurorët shpjegojnë arsyet

21:40 / September 21, 2023

Një ditë burg vlen 6 mijë lekë të reja! Ndryshime në Kodin Penal, veprat e lehta penale konvertohen me pagesë

20:55 / September 21, 2023

Gazetari zbardh detaje të reja, ja si u arrestua autori i plagosjes së efektivit të Shqiponjave

20:24 / September 21, 2023

Arrestohet 42-vjeçari që plagosi policin në Tiranë

20:09 / September 21, 2023
Add A Comment

Leave A Reply Cancel Reply

LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
Favela Beach Bar
Favela Beach Bar
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Vrasja në Shkodër/ 33-vjeçari u gjet i vdekur jashtë automjetit të tij

22:53 / September 21, 2023

Të shtëna me armë në Shkodër, vritet një person

22:28 / September 21, 2023

E reja që ushtronte prostitucion në qendrat e mesazhit rrëfen si rekrutohen vajzat 16-vjeçare: Konsumohet kokainë! Pronarët bashkëpunojnë me policinë

22:26 / September 21, 2023

Begaj: Shqipëria komb i vogël me demokraci të re, por ka histori të shënuar nga luftëra që nuk i zgjodhi

22:15 / September 21, 2023
Raporto Tani
Te fundit

Njihuni me shenjat më detektive të horoskopit

23:58 / September 21, 2023

Përplasjet brenda republikanëve rrezikojnë mbylljen e qeverisë në SHBA

23:45 / September 21, 2023

Pas kësaj videoje nga Milano fansat janë të bindur se Kiara është shtatzënë

23:30 / September 21, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.