Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

U shkarkua nga KPK, ja çfarë e fundosi prokurorin e Tiranës

12:32 / February 12, 20201 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kpk
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Adnand Xhelili, prokuror i Tiranës është shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pasi nuk justifikonte pasurinë. Vetë prokurori nuk ishte i pranishëm në sallë në momentin që u dha vendimi.

Trupa gjykuese që kreu procesin e rivlerësimit për Xhelilin, e përbërë nga Olsi Komici kryesues, Firdes Shuli relatore dhe Brunilda Bekteshi anëtare, e përfunduan hetimin administrativ vetëm për kriterin e pasurisë.

Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar më 31 janar, Komisioni evidentoi mungesë burimesh financiare të ligjshme për blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 117 m2 në Tiranë nga Enti i Banesave si edhe për ndërtimin e një shtëpie 3-katëshe në Borsh të Lukovës. Gjithashtu, u konstatuan edhe mospërputhje të të dhënave të pasqyruara në deklarata dhe atyre që figuronin në dokumentacionin zyrtar të siguruar gjatë hetimit administrativ.

Gjatë fjalës së tij, prokurori Xhelili tha se ishte i ndërgjegjshëm për problemet, por theksoi se çdo gjë e kishte fituar me ndershmëri. Ai i kërkoi Komisionit të vlerësohej edhe për dy kriteret e tjera. BIRN

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Përplasje e fortë e automjeteve në aksin Shëngjin-Lezhë, 2 fëmijë mes të plagosurve

08:15 / August 17, 2026

Trafikonin emigrantë të paligjshëm, arrestohen dy 21-vjeçarë në Korçë

13:09 / August 16, 2026

Tritol në derën e një banese në Fushë-Krujë, flakët përfshijnë edhe makinën e pronarit

11:10 / August 16, 2026

Apeli ndryshon masën e sigurisë për Petri Bozon, producenti lirohet nga paraburgimi dhe kalon në “arrest shtëpie”

20:35 / August 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.