Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

U shpall fajtor për 34 akuza, Donald Trump: Gjyqi i manipuluar, i nxitur nga Biden

20:19 / May 31, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
trump
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Donald Trump hyn në historinë e SHBA si ish-presidenti i parë që shpallet fajtor për disa vepra penale. Pas dy ditësh diskutime, një juri prej 12 anëtarësh në New York e gjeti atë fajtor për 34 akuza. Për falsifikimin e regjistrave të biznesit të tij për të mbuluar një pagesë në këmbim të heshtjes se yllit të filmave për të rritur Stormy Daniels, pak para zgjedhjeve të 2016-ës.

Trump, i cili e ndoqi proçesin në sallë, mbylli sytë, teksa dëgjonte vendimin e jurisë, ndërsa pas seancës ai e cilësoi atë një turp. Pas disa orësh ish-kreu i Shtëpsië së Bardhë doli në një konferencë për shtyp ku akuzoi presidentin Biden për vendimin e gjykatës.

Donald Trump, ish-President i SHBA: Nëse mund ta bëjnë këtë me mua, mund t’ia bëjnë kujtdo. Këta janë njerëz të këqij, besoj se janë njerëz të sëmurë. Ishte shumë e padrejtë. Ne nuk na lejuan të përdornim ekspertin tonë. Kjo është bërë e gjitha nga Biden dhe njerëzit e tij.

Gjithsesi masën e dënimit për Trump, gjyqtari kryesor i çështjes theksoi se do ta shpallë më 11 korrik, pak ditë para Kuvendit Kombëtar Republikan ku Trump pritet të shpallet zyrtarisht kandidati i Partisë Republikane për president.

Vendimi i fut Shtetet e Bashkuara në një terren të panjohur përpara zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit. Kjo pasi sipas legjislacionit amerikan dënimi për Trump mund të variojë nga një gjobë deri në katër vite burgim. Por sipas ekspertëve të së drejtës kjo nuk pritet ta ndalojë Trump të kandidojë për president më 5 nëntor.

34 akuza fajtor trump
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Maduro dhe gruaja e tij kërkojnë rrëzimin e akuzave për trafik droge: Gëzojmë imunitet

17:38 / September 3, 2026

Trump ‘i gdhendur’ në monedhën 1 dollar, presidenti i parë që e bën këtë në një shekull

14:02 / September 3, 2026

Trump: Jam i lumtur që princ Harry dhe Meghan Markle u larguan nga SHBA!

09:31 / September 3, 2026

Spanjë/ Dhjetëra mijëra protestues në mbështetje të Ceutës dhe kundër Sanchez

08:04 / September 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.