Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

U shpall njeriu i vitit 2019 në qytetin e Fierit, familja surprizon fotografen me aftësi ndryshe

23:22 / January 25, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Fieri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Programi “Dua të të bëj të lumtur” solli në ekranet tona këtë të shtunë një histori frymëzuese, plot kurajo dhe këmbëngulje. Ina ishte personazhi i rradhës e ftuar nga vëllai dhe motra e saj, Arditi dhe Kaltra. Ata në studio rrëfyen historinë e jetës së familjes Toska dhe vështirësitë që kishte kaluar Ina për të realizuar ëndrrën e saj, që të ishte një fotografe.

Ina në fëmijëri kishte kaluar një temperaturë të lartë dhe me kalimin e viteve doktorrët e kishin diagnostikuar me një zhvillim psikomotor të ngadaltë. Pavarësisht lajmit të keq, prindërit e Inës nuk hoqën dorë kurrë prej saj dhe u përpoqën me të gjitha mënyrat që vajza e tyre të kishte një jetë sa më normale. Arditi dhe Kaltra kishin zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” për t’i treguar Inës se sa e rëndësishme ishte për ta dhe për t’i plotësuar dëshirën e saj të madhe për të qenë pjesë e këtij emisioni.

Ata rrëfyen se janë përpjekur gjithmonë dhe kanë këmbëngulur që motra e tyre te mos ndihej e veçuar, por të ishte si gjithë të tjerët. Në fund programi “Dua të të bëj të lumtur” i dhuroi Inës një aparat fotografik profesional që ajo të mund të fotografontë çdo moment të bukur të jetës së saj.

familja surprizon fotografen me aftësi ndryshe
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Drejtoria e Burgjeve transferon Erion Veliajn nga Durrësi në Fier

12:10 / October 28, 2026

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.