Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

U shpall “njeriu më i fuqishëm në Britani”, shqiptari akuzohet për…

21:27 / June 4, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
jimmy jetmir marku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në vitin 2008 ai fitoi një konkurs dhe u shpall “njeriu më i fuqishëm në Britani”. Kurse tani 44-vjeçari me origjinë shqiptare Jimmy Marku akuzohet për kontrabandë të emigrantëve. Një gjykatë në Angli dëgjoi sot akuzat ndaj 44-vjeçarit, ku sqarohej se Jimmy Marku në bashkëpunim me vëllain e tij Jetmir Marku 36 vjeç dhe shqiptarin tjetër Alex Sefolli 39 vjeç, kishin marrë 13 mijë Paund për të kontrabanduar 17 emigrantë shqiptarë në Maj të vitit 2016.

Sefolli, i cili ka patur në pronësi një restorant dhe disa kompani ndërtimi, u përfshi në trafikun e emigrantëve pasi deklaroi se biznesi i tij kishte falimentuar. Ai akuzohet edhe për punësimin e 3 emigrantëve ilegalë në Shtator 2017. Kurse vëllezërit Marku akuzohen edhe për strehimin e emigrantëve të paligjshëm midis viteve 2014-2017 në banesën e tyre në Londër.

Prokurori Christopher Amis tha se të akuzuarit “ishin pjesë e një komploti të mirëorganizuar për të trafikuar me anije 17 shqiptarë nga brigjet e Francës në Mbretërinë e Bashkuar në Maj 2016”.  Në varkën me të cilën po kontrabandoheshin, policia britanike gjeti të fshehur 17 emigrantët shqiptarë gjatë aksionit më 23 Maj 2016.

Jimmy e Jetmir Marku dhe Alex Sefolli mohojnë akuzat se kanë krijuar kushtet për lehtësimin e emigrimit të paligjshëm. Jetmir Marku dhe Sefolli mohojnë gjithashtu edhe akuzën e komplotit se kanë krijuar kushtet për lehtësimin e emigracionit të paligjshëm. Gjyqi ndaj tyre vazhdon. 

Jetmir Marku Jimmy Marku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi miraton projektligjet për bujqësinë/Braçe del kundër mazhorancës, opozita bojkoton seancën

15:47 / July 16, 2026

Parandalohet tragjedia në Shkodër/ I plagosën vëllanë me thikë, 41-vjeçari tenton të hakmerret ndaj autorit, arrestohet nga policia

15:37 / July 16, 2026

Rritet interesi për kompensimin 10% të fermerëve/ Fermerët kërkojnë 1.85 milionë euro kompensim

15:16 / July 16, 2026

Rama: “Nuk e kam harruar Martin Canin”, Smart City: Do të mundësojë që parandalimi të ngrihet në një nivel tjetër

15:05 / July 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.