Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

U shtir si vajzë në rrjete sociale me një italian dhe i zhvati 18 mijë euro, arrestohet shqiptari

17:25 / December 1, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 450 1656315487x1200 630 policia italiane maske 695
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 41-vjeçar shqiptar është shtirur si vajzë dhe fillimisht me mashtrim e më pas me kërcënime i vodhën 18 mijë euro një burri me banim në provincën e Foggia.

Kështu u konstatua nga policia që arrestoi në Milano, Ervin Sopin, shqiptari që besohet se ishte organizatori i grupit.

Gjyqtari hetues i gjykatës së Lombardos ka cilësuar të drejtë arrestimin duke urdhëruar burgun.

Më 17 nëntor, dy bashkëpunëtorët e tij u arrestuan në flagrancë: një nigerian 48-vjeçar (i cili u vetëvra dy ditë më vonë në burgun e Foggia) dhe Leonardo Rodriquens, 29-vjeçari nga Manfredonia.

Të dy u kapën duke shkuar në shtëpinë e viktimës për të marrë paratë. Identifikimi i tyre u arrit falë denoncimit të viktimës.

Viktima e mashtrimit tha se prej 10 muajsh kishte një lidhje virtuale në “Messenger” me një vajzë shqiptare. Në mesazhe, e reja i kishte thënë se ishte në vështirësi financiare dhe për këtë arsye i kishte kërkuar ndihmë. Me shpresën për të nisur një lidhje romantike me vajzën shqiptare, viktima dërgoi rreth 13 mijë euro në një llogari bankare që mbante shqiptari i ndaluar nga policia.

Kur viktima vendosi të ndërpresë të gjitha marrëdhëniet me gruan e pretenduar, filluan kërcënimet pas të cilave burri dha edhe katër mijë euro të tjera. Viktima e acaruar ka ndërruar edhe numrin e telefonit, por kërcënimi ka vazhduar në numrin e babait të tij. Të rraskapitur babë e bir pranuan t’u jepnin edhe një mijë euro dhe në momentin e dorëzimit fotografuan dy bashkëpunëtorët që u arrestuan nga policia.

Foggia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Senati amerikan hap rrugën për votimin e Eric Wendt si ambasador në Shqipëri, ish-ushtaraku zbardh prioritetet

16:20 / July 31, 2026

Vapa ekstreme godet Evropën, 41 gradë, mungesë uji, rrezik zjarresh dhe alarm për energjinë

15:51 / July 31, 2026

GJKKO zbardh vendimin për lirimin e Ilir Beqajt

14:50 / July 31, 2026

Emërimi i Jola Hysës në krye të Agjencisë së Turizmit, Berisha: Korruptimi dhe rrënimi i opozitës, politikë e Ramës

13:58 / July 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.