Shefja e reanimacionit në spitalin COVID 2 ka dhënë mëngjesin e sotëm një lajm të mirë.
Mjeku anestezist-reanimator në Spitalin “Shefqet Ndroqi”, Alban Hatibi la fituar betejën me COVID-19.
Pak ditë më parë gjendja e doktor Albanit u përkeqësua ndjeshëm, por fatmirësisht tashmë gjithçka duket të jetë lënë pas dhe ai është rikthyer shëndoshë e mirë pranë kolegëve të tij.
Mesazhi i Alma Canit
Kenaqesi per mua tju njoftoj qe Dr Alban Hatibi e fitoj betejen me Covid 19!
Çdo dite duke u perballur me kete uragan qe nuk po mbaron, cdo dite duke u ndeshur me kete te keqe qe nuk po kursen jeten e njerezve, perfshire ketu edhe moshat e reja, per ne bluzat e bardha rreziku eshte i madh dhe ne nuk jemi te perjashtuar nga e keqja, qe eshte afer nesh cdo çast!
Dr Albani prej vitesh ka punuar me perkushtim, devotshmeri, profesionalizem e modesti në ndihme te jetes se pacienteve ndaj kthimi i tij mes nesh eshte i domosdoshem!
Faleminderit te gjitheve per mesazhet pafund qe te gjithe ju miq, kolege, familjare, dashamires, pacient, te njohur e te panjohur qe nuk reshten gjate gjithe ketyre diteve si suport moral per te gjithe ne!
Kenaqesise tone i shtohet dhe fakti qe kthimi i Dr Albanit në kete arene lufte te pergjakshme qe ne po perjetojme, na jep force, besim e shprese qe ne sebashku do ja dalim!
Asgjë në jetë nuk duhet të na frikësoje: duhet te kuptojme e te jemi realist!
Respektoni rregullat!
Mbroni jeten tuaj dhe te te tjereve! Rrespektimi i rregullave nga ju eshte ndihme per jeten tuaj e forca jone!
