Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

U sulmua me armë, kryeministri i Sllovakisë mbetet në rrezik për jetën

09:18 / May 19, 20241 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 102
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri sllovak Robert Fico mbetet në gjendje të rëndë dhe i rrezikuar nga komplikacionet, por për momentin është në gjendje të stabilizuar.

Të rejat e fundit rreth shëndetit të Ficos pas atentatit i bënë të ditura autoritetet e vendit të shtunën.

Kreu 59-vjeçar i qeverisë sllovake u qëllua pesë herë me armë zjarri në një sulm që shokoi një Europë të tërë dhe rriti shqetësimet rreth polarizimit politik në vendin me 5.4 milionë banorë.

“Ne nuk e kemi fituar ende betejën, është shumë e rëndësishme të thuhet,” deklaroi zëvendëskryeministri Robert Kalinak, duke dhënë një përditësim mbi gjendjen e Ficos jashtë spitalit në qytetin e Banska Bystrica ku po trajtohet kryeministri.

Gjykata speciale penale e Sllovakisë vendosi sot se i dyshuari, i identifikuar nga prokurorët si Juraj Cintula, do të mbetet në paraburgim pasi akuzohet për tentativë vrasje.

Ministri i Brendshëm Matus Sutai Estok tha se sulmuesi i dyshuar, i cili u arrestua në vendngjarje, veproi i vetëm. Ai kishte marrë pjesë më parë në protesta antiqeveritare.

Robert Fico Sllovaki
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.