Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

U tha se dhunuan një grua përpara komisariatit, reagon Policia: Na gjuajti me gurë, kërkonte lirimin e bashkëjetuesit

20:14 / July 31, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 6105904428c57
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një denoncim për dhunë në familje në Pogradec është tërhequr sërish nga një shtetase pasi policia shoqëroi në komisariat të shoqin e saj.

Në momentin që efektivët sollën në komisariat të bashkëshortin me iniciale D.Sh., gruaja e tij me iniciale E.S. që kishte bërë kallëzimin u konfliktua me policinë, madje duke e qëlluar me gurë.

Ajo u kërkonte efektivëve që të lironin bashkëshortin pasi do e tërhqite kallëzimin e bërë për dhunë në familje.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, filloi procedimi penal për veprën “Dhuna në familje” për shtetasin D. Sh., 28 vjeç, banues në Pogradec, pas kallëzimit të bërë nga bashkëjetuesja e tij shtetasja E. S., e cila pretendonte se D. Sh., në banesë, kishte ushtruar dhunë psikolgjike ndaj saj.

Në momentin që punonjësit e policisë, kanë kapur dhe shoqëruar bashkëjetuesin e saj, shtetasja E. S., ka qenë duke dalë nga ambientet e Komisariatit dhe u konfliktua me punonjësit e policisë, duke i  kundërshtuar ata, me qëllim që shtetasi D. Sh., të mos ndalohej prej tyre pasi E. S., do ta tërhiqte kallëzimin e saj.

Sqarojmë opinionin publik në lidhje me një video të publikuar në disa rrjete sociale, se ndaj shtetases E. S., nuk është ushtruar dhunë fizike, por pamjet filmike të videos, përkojnë me momentin kur kjo shtetase kundërshtoi me forcë punonjësit e policisë, për të liruar bashkëjetuesin e saj, duke qëlluar edhe me sende të forta (gurë) ndaj tyre”, njofton policia.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nesër seanca për Veliajn, avokati Ndreca: S’ka justifikim ligjor për ta mbajtur në burg

22:19 / September 14, 2026

Vuçiç njofton datën e largimit nga posti i presidentit: “Do të jap dorëheqjen më 27 shtator”

21:38 / September 14, 2026

Gjykata e Lartë shqyrton nesër “arrestin me burg” ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Bardhi: Rama po bën gjithçka për të ndikuar trupin gjykues për të nxjerrë Veliajn nga qelia

19:42 / September 14, 2026

Goditi me grusht qytetarin gjatë tubimit, pezullohet efektivi i “Shqiponjave”

15:22 / September 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.