Ditën e sotme disa media raportuan se Ermal Fejzullahu ka pësuar një “sulm të rëndë” dhe është në gjendje kritike shëndetësore. Lajmi që shqetësoi fansat e tij ka qenë krejtësisht i pavërtetë. Ka qenë Ermali ai që ka përgënjeshtruar lajmet duke bërë të ditur se është shëndosh e mirë.
Këngëtari në një postim të publikuar në rrjete sociale theksoi se nuk ka ndonjë problem dhe dënoi mediat në fjalë për këtë lajm.
“Nuk e di si nuk iu vjen turp portaleve të tilla. Turpi i botës. Jam shëndoshë e mirë faleminderit Zotit dhe nuk kam asnjë problem me shëndetin. Kjo është turp”, ka shkruar ai.
Me zhvillimin gjithnjë e më të madh të rrjeteve sociale ka ardhur edhe i ashtuquajturi “fake news” që po prek gjithnjë e më shumë njerëz e jo vetëm. E sidomos figurat publike për të cilët abuzimi shpesh i kalon kufijtë.