Pak ditë më parë u tha se Ilda dhe Stivi i kishin dhënë fund lidhjes së tyre. Shkak u bë veprimi i çiftit i cili pas “Love Island”, fshiu fotot e tyre nga Instagrami.
Mirëpo mesa duket Ilda e Stivi janë ende bashkë e këtë e vërtetojnë disa foto që po qarkullojnë, ku shfaqen së bashku gjatë fundjavës. Ata janë parë të lumtur në një nga lokalet më të frekuentuar në qytetin e Korçës, teksa shijonin dhe kërcenin tingujt e bukur të muzikës live.

