Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

U votua sot/ Ligji i për gradat në ushtri, karriera dhe penalizimet. Brenda 1 viti lirohen këta ushtarakë

21:40 / February 8, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ushtarake 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Parlamenti miratoi me 91 vota pro ligjin për karrierën e ushtarak shqiptar. Ky projektligj ka për qëllim përmirësimin e ligjit nr.59/2014, “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, duke plotësuar disa mangësi që janë evidentuar ndër vite gjatë zbatimit të tij.
nëpërmjet vendimit nr.501, datë 13.9.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Mbrojtjes”, është zgjeruar fusha e përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Mbrojtjes, kanë lindur nevoja të reja për rritjen e performancës, rekrutimeve të reja dhe profilizimin e specializimin e mëtejshëm të ushtarakëve aktivë, si komponenti bazë i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Nëpërmjet projektligjit synohet rritja e meritokracisë, barazisë dhe efektivitetit në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, si disa nga shtyllat kryesore në të cilat mbështetet kjo forcë. 

Neni 3 përcakton se në nenin 13, të ligjit, do të ndryshohet shkronja “ç”, duke e shkurtuar kohën e qëndrimit në gradë për gradën “ushtar IV”, me qëllim shkurtimin e kohës së qëndrimit në gradë për të konkurruar për gradën e radhës. Gjithashtu, është shfuqizuar pika 2, për arsye se kufizonte kohën e shërbimit, duke përcaktuar dalje në lirim për ushtarakët që nuk merrnin gradën “tetar” dhe “toger” e që kishin 14 vjet shërbim.

Në nenin 4 ndryshohen shkronjat “g” dhe “gj”, të nenit 14, duke ndryshuar kohën maksimale të qëndrimit në shërbimin aktiv për gradat “nëntoger/nënlejtënant” dhe “toger/lejtënant”, duke e shtuar me 3 vjet. Ky ndryshim është çmuar i arsyeshëm, sepse me rregullimet e deritanishme, në rast se një ushtarak e mbyllte karrierën me këtë gradë, nuk përfitonte nga dispozitat për përfitimin e pensionit të parakohshëm, sipas ligjit 10142, datë 15.5.2009, “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit e të punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, për shkak të mosplotësimit të kriterit të kohëzgjatjes së shërbimit aktiv të paktën
për 15 vjet.

Në nenin 16 përcaktohet se “Brenda 1 (një) viti nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të gjithë ushtarakët e larguar nga shërbimi aktiv dhe për të cilët nuk ka urdhra përkatës të nxjerrjes në lirim/rezervë, të lirohen nga shërbimi aktiv me urdhër të organit kompetent, me efekt nga data e largimit të tyre faktik, të verifikuar me dokumentacion zyrtar në dispozicion të strukturave të Forcave të Armatosura dhe Ministrisë së Mbrojtjes”.

Kliko këtu për ligjin e plotëDownload

ushtarakë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.