Nga Aurenc Bebja, Francë – “Excelsior” ka botuar, të enjten e 26 shkurtit dhe 12 marsit 1931, dy shkrime në lidhje me personin e mbetur të vrarë në atentatin që iu bë asokohe mbretit Zog në Vjenë, të cilët, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, i ka sjellë për publikun shqiptar :
“Major (Llesh) Topallaj (foto)
Ne kemi folur për sulmin në Vjenë kundër Mbretit Zog nga refugjatët shqiptarë. Ky është major Topallaj, marshalli i Oborrit Mbretëror, i cili u vra.”
“Viktimë në atentatin e Vjenës ndaj mbretit Zog të Shqipërisë, major Topallaj u vra nga agresorët e tij. Trupi i pajetë u dërgua në Tiranë, ku u mbajt një ceremoni mortore madhështore.”
Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania