Viktima Albert Krasniqi humbi jetën si pasojë e të shtënës me armë që mori nga babai i tij, Skender Krasniqi. Një plumb mbi trupin e tij bëri që të mos arrij t’i bëjë ballë plagëve.
Burg për infermieren që u përfshi në skandalin e vjedhjes së parave të pacientit të vdekur, 30-vjeçarja tregon arsyen çfarë e detyroi ta ndërmerrte këtë veprim të rëndë
Në vendin e ngjarjes kanë arritur të gjitha ekipet mjekësore, teksa disa orë më vonë trupi i tij u dërgua në Institutit e Mjekësisë Ligjore.
Sot do t’i jepet lamtumira e fundit në varrezat e Prishtinës në Dragodan, ku dhimbja më e madhe është e familjarëve dhe të afërmve.
Albert Krasniqi la pas vetes një vajzë, nga martesa që pati me ish-miss Kosovën, Besa Gashi.
Në lidhje me këtë vdekje tragjike ka reaguar edhe vëllai i vogël, Ylli, djali i vogël i familjes Krasniqi, e cila udhëheq edhe biznesin ‘Përparimi’.
Ylli postoi disa fotografi në rrjetet sociale, teksa zgjodhi të mos shkruajë asnjë fjalë e që padyshim është shumë e kuptueshme pas rastit tragjik i cili ndodhi.
Poashtu i njëjti njoftoi edhe për varrimin e vëllait të tij, që bëhet pasditen e sotme.

