Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

U vra teksa po pinte kafe në lokal, thyen heshtjen nëna e 19-vjeçarit: Ja kush ishte “faji” i tim biri, shteti të na mbrojë

21:02 / September 22, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
xhenje1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nëna e 19-vjeçarit Erjon Xhenje, i cili mbeti i vrarë më 18 shtator në Shkodër, ka thyer heshtjen.

Në një për mediat, Elvira Xhenje, prek me fjalët teksa përshkruan djalin e saj, i cili u vra teksa pinte kafen në një lokal.

Ajo theksoi se fatkeqësia e djalit tim ishte se kushërinjtë e tij janë me precedentë penale. Mes të tjerash ajo i ka bërë thirrje shtetit që të ofrojë mbrojtje.

Reagimi:

Jam Elvira Xhenje, nëna e të ndjerit Erjon Xhenje, të riut që u vra në Shkodër më datë 18.09.2022. Vrasja e djalit tonë ka qenë një tronditje e madhe për familjen tonë, por jo vetëm. Dhimbjen për djalin tim e kam parë në sytë e gjithë prindërve që në sytë e mi kanë parë veten e tyre, sesi një fëmijë të pafajshëm i merret jeta me pa të drejtë. Dhimbjen për Erjonin e kam parë në sytë e të rinjve që e kuptojnë sesa e pasigurtë dhe e pa vlerë është jeta në Shqipëri. Fatkëqësia e djalit tim ishte se kushërinjte e tij janë me precedentë penalë. Ky fakt i dha të drejtën dorës kriminale që t’ia marrë pa mëshirë jetën djalit tim. Ky fakt i dha të drejtë portaleve që ta godasin për herë të dytë Erjonin duke cënuar dinjitetin e tij me informacione të pavërteta dhe duke trazu shpirtrat e familjarëve sërish. Erjon Xhenje ka qenë student i degës fizioterapi. Ka qenë një i ri me angazhime në jetën personale dhe shoqërore. Erjoni është edukuar me vlera dhe i ka manifestuar në familje dhe në rrethin e tij të pastër shoqëror. Kërkoj nga shteti drejtësi për djalin tim. Kërkoj gjithashtu që familja ime të merret në mbrojtje pasi ndihemi të pambrojtur. Erjoni ka qenë një djalë besimtar. Jam e sigurtë që ai është lule në xhenet. Allahu e pastë në mbrojtje pasi në këtë jetë ka padrejtësi.

19 vjecarit heshtjen nena
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.