Eshtrat e gjetura në zonën e Fushë Kuqes, në Kurbin rreth një muaj më parë, i përkasin 16-vjeçarit Mariglen Gjonaj.
Siç edhe dyshohej, pas kryerjes së testimit të ADN-së, është provuar tashmë se eshtrat janë të 16-vjeçarit që u zhduk 7 vite më parë.
Dyshohet se 16-vjeçari Gjonaj është grabitur dhe më pas vrarë, kjo pasi eshtrat kanë rezultuar të dëmtuara me mjete të forta.
Atë kohë nëna e tij, Luljana Gjonaj kishte ngritur alarmin pasi djali i saj mbante me vete një orë “Rolex” dhe disa bizhuteri që kapnin një vlerë prej 10 milionë lekësh të vjetra dhe kishte frikës se mos i bënin keq.
