Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Udhëtimet drejt BE-së nuk do të jenë si më parë, ndryshojnë rregullat për udhëtarët nga vendet jashtë unionit

11:18 / April 7, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 0716
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Më 10 prill 2026, Bashkimi Evropian do të vendosë në funksion të plotë sistemin e ri të hyrje-daljeve (EES), duke sjellë ndryshime të mëdha për udhëtarët nga vendet jashtë BE-së dhe zonës Shengen. Ky sistem digjital do të zëvendësojë vulat tradicionale në pasaportë me regjistrime elektronike të hyrjeve, daljeve dhe refuzimeve të hyrjes.

Do të bëhet regjistrim biometrik ku do të fotografohet fytyra dhe gjurmët e gishtërinjve do të merren në kufi. Informacioni ruhet për tre vite, duke lehtësuar udhëtimet e ardhshme.

Nëse dikush refuzon të japë të dhënat biometrike nuk do të lejohet të hyjë. Fëmijët nën 12 vjeç nuk japin gjurmë gishtash, por fotografohen.

Nga këto rregulla përjashtohet shtetasit e BE-së/Shengenit, personat me leje qëndrimi, vizë afatgjatë, transportuesit ndërkombëtarë, forcat e armatosura dhe banorët lokalë me leje kufitare.

Ndërsa sa i takon Irlandës dhe Qipros, nuk e zbatojnë sistemin, por do te vijojnë me kontrolle manuale.

Këto rregulla të që do të vendosen në zbatim të plota pas datës 10 Prill të këtij viti pritet të sjellin vonesa të konsiderueshme gjatë muajve të parë, sidomos në oraret me fluks të lartë, pritjet mund të zgjasin deri në dy orë ose më shumë.

Ndaj udhëtarëve u rekomandohet të paraqiten 1.5–2 orë më herët se zakonisht. Me kalimin e kohës, procedurat pritet të bëhen më efikase.

Nuk është i detyrueshëm, por ekziston një aplikacion zyrtar të BE-së që lejon ngarkimin e të dhënave deri në 72 orë para udhëtimit. Ky opsion është i disponueshëm vetëm në disa vende dhe synohet të zgjerohet në të gjithë BE-në.

Sistemi synon të modernizojë menaxhimin e kufijve, të forcojë sigurinë dhe të luftojë krimin e organizuar. Megjithëse fillimi mund të sjellë sfida për udhëtarët, pritet që me kalimin e kohës procesi të bëhet më i shpejtë dhe më i sigurt.

ndryshojnë rregullat udhëtarët Udhëtimet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.