Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Udhëzimi: Procedurat e punësimit me përparësi të mjekëve, që përfitojnë trajtim të veçantë

19:25 / September 13, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
52fc5a5ba4f24d1490da7926dba5b616
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dy ministri, ajo e Shëndetësisë dhe e Arsimit, kanë nxjerrë një udhëzim, i cili përcakton mënyrën dhe procedurën e punësimit me përparësi të mjekëve, që përfitojnë trajtim të veçantë në institucionet shëndetësore.

Ky udhëzim rregullon mënyrën dhe procedurën për punësimin me prioritet dhe emërimin në një vend të lirë pune në institucionet shëndetësore. Kjo realizohet nga ministria përgjegjëse për shëndetësinë dhe institucionet e saj të varësisë. Mjekët që punësohen me përparësi përjashtohen nga procedurat konkurruese.

Përgjegjësitë e institucioneve

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka përgjegjësitë që lidhen me bashkëpunimin me Universitetin e Mjekësisë, Tiranë për të mundësuar kalimin zyrtarisht ministrisë përgjegjëse për Shëndetësinë, të diplomës dhe suplementit të saj të studentit të sapodiplomuar në programin e ciklit të dytë të studimeve “Mjekësi e Përgjithshme”, që ka nënshkruar marrëveshjen me Universitetin e Mjekësisë Tiranë, ministrinë përgjegjëse për arsimin dhe ministrinë përgjegjëse për Shëndetësinë.

Ministria e arsimit bashkëpunon edhe me Universitetin e Mjekësisë, Tiranë për t’i kaluar zyrtarisht Urdhrit të Mjekëve një kopje të njehsuar të diplomës dhe suplementit të saj të studentit që ka nënshkruar marrëveshjen, me qëllim pajisjen me lejen e ushtrimit të profesionit të mjekut, bazuar në dispozitat ligjore në fuqi.

Ministria e Shëndetësisë dhe ajo Mbrojtjes Sociale kanë përgjegjësitë që të vlerësojnë nevojat, identifikojnë dhe përditësojnë çdo vit dhe në mënyrë dinamike, listën e vendeve vakante për pozicionin “mjek i përgjithshëm” në institucionet shëndetësore, me qëllim punësimin me prioritet të mjekëve të sapodiplomuar.

Këto 2 ministri organizojnë edhe procedurën për njoftimin për vendet e lira të punës dhe punësimin e këtyre mjekëve, sipas nevojave të sistemit shëndetësor, si dhe pas procedurës për njoftimin e emërimit të mjekut, dërgon diplomën me suplementin në institucionin shëndetësor ku punësohet, për t’u administruar në dosjen personale të mjekut.

Çdo vit pranë Urdhrit të Mjekëve ministria e Shëndetësisë dhe e Arsimit dërgojnë listën e studentëve që kanë nënshkruar marrëveshjen me Universitetin e Mjekësisë Tiranë, ministrinë përgjegjëse për arsimin dhe ministrinë përgjegjëse për Shëndetësinë, sipas afateve të parashkruara në marrëveshjen mes palëve, që hyn në fuqi pas licencimit të tyre si mjek dhe fillimit të punësimit me institucionin shëndetësor sipas nevojave të sistemit shëndetësor, si dhe listën e mjekëve të punësuar bazuar në këtë marrëveshje.

“Me përfundimin e angazhimit të punësimit të mjekut, për periudhën kohore të parashikuar në marrëveshjen mes palëve, institucioni shëndetësor i dorëzon atij diplomën dhe suplementin origjinal, dhe administron në dosjen e tij individuale kopjen e njehsuar të këtij dokumentacioni.“- thuhet në udhëzim.

Procedura për punësimin me prioritet të mjekut

Pranë ministrisë përgjegjëse për shëndetësinë do të ngrihet komisioni ad-hoc, i cili organizon dhe ndjek procedurën e punësimit të mjekëve të sapodiplomuar, bazuar në rezultatet e studimeve të tyre universitare, vendlindjen/vendbanimin dhe pozicionet vakante në institucionet shëndetësore në vend.

Struktura përgjegjëse e burimeve njerëzore në ministrinë përgjegjëse për shëndetësinë njofton mjekun për emërimin dhe institucionin shëndetësor ku ai emërohet.

Për zbatimin e këtij udhëzimi ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Arsimit dhe Sportit, Universiteti i Mjekësisë Tiranë dhe Urdhri i Mjekëve.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ministrja Sala: Heqim kufizimin e moshës për Check-Up, vjen linja e këshillimit dhe shërbimi i parë i Geriatrisë për të moshuarit

12:09 / July 28, 2026

Maturantët nisin sot aplikimet për universitetet, gjashtë ditë afat për plotësimin e formularit A2

08:35 / July 27, 2026

Greva e punonjësve të palës greke – Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Mavromat

14:18 / July 25, 2026

Shërbimi Social sqaron pagesat për personat me aftësi të kufizuara: Rritja zbatohet nga 1 gushti, përfshihet edhe diferenca e korrikut

20:59 / July 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.