Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Udhëzuesi/ Si trajtohen të sëmurët me koronavirus në shtëpi. Ja kur përdoren antibiotikët

20:59 / November 6, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
spital 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në udhëzuesin e hartuar nga Ministria e Shëndetësisë thuhet se pacientët me koronavirus duhet të shmangin mjekime të improvizuara, duke kërkuar prej tyre që të mos dynden të gjithë në spital çka rrezikon përhapjen e mëtejshme të infeksionit.

Në udhëzues u jepet porosi familjarëve që në rast përkeqësimi të shpejtë, duhet të lajmërojnë në kohë mjekët e familjes. Këta të fundit duhet të mjekojnë në shtëpi format e lehta dhe të mesme të infeksionit, ndërsa pacienti duhet dërguar me urgjencë në spital për dy format e tjera, të rënda dhe shumë të rënda.

Sa i përket trajtimit të koronavirusit për sa kohë nuk ka një trajtim specifik, në rastin e temperaturës këshillohet dhënia e paracetomolit më shumë se antiinflamatorëve. Gjithashtu mund të jepet Tachipirina.

Ndërkohë, për trajtimin e kollës së thatë, mund të përdoret përgatesa bimore zbutëse në formë shurupi, pa specifikuar çfarë bime.

Në lidhje me ushqimin duke qenë se oreksi ikën për të infektuarit, udhëzuesi i Ministrisë së Shëndetësisë thotë se përveç lëngjeve, çajrave, duhet të përdoret edhe një ushqim i ekuilibruar. Gjithashtu, këshillohet përdorimi i solucioneve hidratuese si trisoli.

Më tej thuhet se përdorimi i antibiotikëve nuk ka asnjë vlerë në rastet e pandërlikuara, por në raste të tjera mund të përdoret në varësi të llojit të infeksionit bakteror shoqërues.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Probleme teknike në Rinas, ndërpritet përkohësisht trafiku ajror në Shqipëri

19:04 / August 28, 2026

Erion Veliaj ‘shkarkon’ Anuela Ristanin

18:40 / August 28, 2026

Ndezi zjarrin në malin e fshatit Vajkal, identifikohet autori i dyshuar, nis procedimi penal ndaj tij

18:21 / August 28, 2026

Hoxha: Shqipëria nuk është dhe nuk mund të jetë pjesë e asnjë skenari destabilizues në Malin e Zi

17:38 / August 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.