Motra e Encës, Uindi Haxhia tashmë është në qendër provokuese dhe deklaratave.
Ditën e sotme Uindi ka habitur fansat pasi ka publikuar dhuratën marramendëse që ka marrë për Shën Valentin.
Motra e këngëtares ka marrë një buqetë gjigande në formë zemre me trëndafila të kuq, mes të cilëve janë vendosur disa kartmonedha.
Por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje është unaza e diamantit që Uindi mban në gisht, duke krijuar dyshimet se është fejuar.
‘Me dashuri nga Kuba’, shkruan Uindi krahas videos së dhuratës që do ta donte çdo femër.

