Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ujësjellësi i Durrësit falimentoi, Meta thirrje SPAK: Përgjegjësit e skandalit, para ligjit

12:12 / August 2, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ilir meta7 770x436 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas lajmit të bërë publik në lidhje me falimentimin e Ujësjellësit të Durrësit.

Në një mesazh në rrjetin social ‘Facebook’ Meta thekson se kjo është dëshmia e gjallë e qeverisjes korruptive, që pas ‘fitores’ së 14 majit, falimenton ky institucion. Mes të tjerash Meta i bëri thirrje SPAK që të hetoj skandalin.

MESAZHI I METËS

Falimentimi i Ujësjellësit të Durrësit, pas “fitores” së 14 Majit, është dëshmia më e gjallë e qeverisjes korruptive dhe ndërmarrjeve elektorale të “Rilindjes”, si në nivel qendror edhe në nivel lokal.
Tashmë nuk kemi vetëm bashki të falimentuara, por edhe ndërmarrje publike të falimentuara.
“Rilindja” si në çdo sektor tjetër po falimenton edhe këtë sektor jetik për ekonominë dhe qytetarët shqiptarë.Pra nuk kemi vetëm mega-skandalin e inceneratorëve, por edhe skandalet e ujësjellësave që kanë gllabëruar miliona Euro nga taksapaguesit shqiptarë dhe donatorët e huaj.

Rasti i UKD është flagrant duke pasur parasysh që është marrë kredi edhe nga Banka Botërore, në një kohë që ndërmarrja që ka qenë më e financuara deri tani është në falimentim. Në këtë gjendje janë edhe shumë ujësjellës të tjerë, që nëse nuk kanë falimentuar janë në prag falimenti.
Prandaj mega-skandali i falimentimit të UKD është fytyra e një qeverisjeje të kalbur dhe të korruptuar që po falimenton ekonominë dhe Shqipërinë.
Shqiptarët po grabiten për rrugë të “florinjta” që nuk po i shkelin, për mbeturinat dhe “inceneratorë” fantazëm që nuk ekzistojnë, për ujin e pijshëm që e paguajnë disa fish më shumë por që nuk pihet.
SPAK duhet urgjentisht të vendosë para ligjit të gjithë përgjegjësit e këtij skandali dhe dështimi spektakolar me pronën publike, ndërsa Këshilli i ri i Bashkisë Durrës duhet të bëjë transparencë dhe të kërkojë urgjentisht llogari.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026

Marta Kos: Shqipëria në rrugën e duhur/ Komisionerja e Zgjerimit: 2027, qëllimi i përbashkët me komisionin

13:45 / November 4, 2026

Ulja e TVSH-së dhe heqja e taksës së qarkullimit, Malaj zbulon planin: Po shqyrtohet Bordi i Transparencës i përhershëm për kontrollin e çmimeve

11:31 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.