Ujëvara e Engjëllit në lumin Churun, i ndodhur në shtetin federal Bolivar të Venezuelës është e lartë 979 metra, ndërsa e gjerë 150 metra.
15 herë më e lartë se ujëvara e Niagaras, lartësia e së cilës është 52 metra, kjo ujëvarë shndërrohet në një re të pikave të ujit. Shpesh ndodh që asnjë pikë të mos bie në tokë.
Kjo perlë natyrore u zbulua në vitin 1933 kohë kur aventurieri dhe piloti akrobatik James Angel e kishte parë gjatë kohës që kërkonte ta gjente “Lumin e Artë”.
Engjëlli, gruaja e tij dhe një mik ishte kthye për ta vizituar ujëvarën. Kjo, për shkak të prishjes ishte detyruar që ta ulë aeroplanin në xhungël.
Atyre u deshën të ecnin 11 ditë në këmbë në xhungël, derisa arritën deri tek civilizimi i parë.
Ky udhëtim plot me peripeci e kishte frymëzuar aq shumë publikun, saqë më në fund edhe vet ujëvara ishte emëruar sipas mbiemrit të “zbuluesit” të saj- James Angel (Engjëlli).