Duket se lufta është “kthyer” në Rusi. Kryebashkiaku i kryeqytetit të Rusisë konfirmoi se një dron ukrainas goditi një ndërtesë në qendër të qytetit. Ministria e Mbrojtjes pretendoi se ka rrëzuar dhe 3 dronë të tjerë, ndërsa nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale.
Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për sulmin në qytetin rus Belgorod në kufirin me Ukrainën. Zyrtarët atje konfirmuar 3 viktima ndër civilë, ndërsa akuzuan Kievin për dronët e lëshuar.
Nga ana tjetër, edhe Ukraina ka raportuar për sulme të shumta nga ushtria e Vladimir Putinit.
