Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Ukraina pas një viti luftë, Erdogan telefonon Zelenskin dhe Putinin, ofron plan paqeje

22:20 / February 24, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zelensky 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ukraina nderoi viktimat dhe ushtarët ndërsa lufta me Rusinë hyri në vitin e dytë! Në përvjetorin e sulmit rus, në Ukrainë mbërritën 4 tanket e para perëndimore. Presidenti turk Erdogan bisedoi me Putinin dhe Zelenskin për ndalimin e luftës për ti dhënë fund viktimave ndërsa SHBA kanë refuzuar një plan paqeje të propozuar nga Kina.

Në 1 vjetorin e fillimit të luftës në Ukrainë Presidenti Turk Recep Tayyip Erdoğan ka telefonuar liderët e dy vendeve në një përpjekje për nisjen e bisedimeve të paqes. Sipas mediave, ai i kërkoi Putin-it i ringjalljen e marrëveshjes së arritur në Stamboll, ndërsa Zelensky-t i shprehu gatishmërinë për një zgjidhjeje të bazuar në negociata për vendosjen e paqes.

Një propozim për paqen e artikuloi edhe Kina, por paketa e Pekinit nuk u përfill nga SHBA. Megjithatë, presidenti Zelensky i ka bërë edhe njëherë thirrje Kinës dhe Indisë për tu përfshirë në procesin e paqes.

Më herët Ukraina nderoi viktimat dhe ushtarët e rënë në luftë për mbrojtjen e vendit. Presidenti ukrainas u shfaq i përlotur teksa u mbajt himni kombëtar në ceremoninë në sheshin Shën Sofia të Kievit. U zotua se 2023 do të jetë viti i fitores.

Pas 1 minute heshtjeje në nderim të “heronjve” të luftës, shpërndau dekorata për familjet e ushtarëve të vrarë. Ditën e sulmit rus e cilësoi me të vështirën dhe më të gjatën.

Në kohën kur paqja ne tavolinë duket e largët, në Ukrainë mbërritën 4 tanket e para “leopard” ndërsa 10 të tjerë do të dërgohen së shpejti nga Polonia. Kievi pret dhe shumë tanke tjerë të premtuara nga SHBA e vende të tjera Evropiane që 1 vjetorin e sulmeve në Ukrainë i përkujtuan me nderim të viktimave dhe sanksione ndaj Rusisë. Ndërtesa ikonike në të gjithë botën u ndriçuan me ngjyrat e flamurit ukrainas si shenjë solidariteti!

Erdogan ukraina zelensky
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Grabitje në muzeun e Renoir në Francë, vidhen katër vepra arti me vlerë 9 milionë euro

10:18 / September 8, 2026

Rikthimi i Harryt dhe Meghan Markle në Britani, Mbreti Charles sqaron statusin e çiftit: Nuk e përfaqësojnë Familjen Mbretërore

19:22 / September 7, 2026

“CDU-ja është tronditur nga themelet pas suksesit të AfD-së”- Kancelari Merz: Dorëheqja nuk është një opsion për mua

17:21 / September 7, 2026

Kush është grupi i ekstremit të djathtë “Patriot Platform” që fshihet pas protestave anti-emigrantë në Angli

16:19 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.