Këshilltari i ministrit të Brendshëm ukrainas, Anton Gerashchenko njofton se forcat ukrainase për kanë vrarë komandant admiral Viktro Sokolov në një sulm raketor mbi komandën e flotës ruse të Detit të Zi në Sevastopol në Krime.
“Ndërtesa (komanda e flotës së Detit të Zi) nuk ka mundësi të rinovohet”, ka njoftuar në rrjetin social X Geashchenko, duke theksuar se është shkatërruar nga forcat për operacione speciale të Ukrainës.
Admirali Sokolov ishte oficeri më i lartë që u vra nga fillimi i luftës në Ukrainë, pra nga shkurti i vitit të kaluar.