Së fundmi, Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës ka përditësuar bilancin më të fundit të luftës. Nga sa raporton “Skynews”, në raportin e ministrisë thuhet se numri i ushtarëve rusë që kanë vdekur në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit është rritur në rreth 17,500.
Zyrtarët ukrainas thonë se 17,500 trupa ruse janë vrarë, 1,735 automjete të blinduara janë shkatërruar, të cilat përfshijnë 131 helikopterë, 614 tanke dhe 135 avionë.
Po ashtu, NATO vlerësoi javën e kaluar se deri në 15,000 trupa ruse ishin vrarë që kur Moska filloi pushtimin e saj më 24 shkurt. Megjithatë, gjatë javës së kaluar, Rusia pohoi një tjetër shifër duke thënë se 1,351 ushtarë kishin humbur jetën që nga fillimi i luftës.
Information on Russian invasion
— MFA of Ukraine 🇺🇦 (@MFA_Ukraine) March 31, 2022
Losses of the Russian armed forces in Ukraine, March 31 pic.twitter.com/CSnfmlmdFS