Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Ukraina zbaton skenar lufte në Çernobil

15:48 / February 5, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
7 3 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një shqetësim i veçantë i zyrtarëve të Kievit vjen nga Gadishulli i Krimesë, të cilin Rusia e aneksoi në vitin 2014.

Mes tensioneve në rritje, Moska nuk rresht së treguari fuqinë e saj luftarake. Breshëri raketash, ushtarë që zbresin nga helikopterë dhe inskenojnë pushtimin e territorit dhe marshim me tanke, ishin disa nga pjesët e stërvitjes së përbashkët të trupave ruse dhe ato bjelloruse, në vëzhgimin e ministrit rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu.

Stërvitja u zhvillua në Bjellorusi, aty ku Rusia ka vendosur disa mijëra trupa dhe armatime të rënda, si edhe avionë luftarakë. NATO thotë se ky është spostimi më i madh i trupave ruse, rreth 30 mijë, që prej Luftës së Ftohtë. Prania e trupave ruse në Bjellorusi ka rritur alarmin në Perëndim për një pushtim të mundshëm të Ukrainës nga disa pika të ndryshme.

Kievi thotë që Rusia ka vendosur rreth 115mijë trupa rreth kufirit që ndan dy shtetet. Një përgjigje ndaj këtyre lëvizjeve erdhi dhe nga kampi tjetër. Garda Kombëtare e Ukrainës, forcat speciale dhe policia zhvilluan një stërvitje luftarake në qytetin e shkretuar Pripjat në zonën e Çernobilit.

Gjithashtu stërvitje u zhvilluan edhe në bazën ushtarake Javoriv në perëndim të vendit. Forcat qëlluan me raketa anti tank dhe pajisje të rënda ushtarake të marra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për tu mbrojtur nga ndonjë pushtim i Rusisë. Moska refuzon synimet për luftë, ndërsa perëndimi ka gati masa dhe sanksione të rënda nëse një e tillë do të ndodhë.

1 1
2 3
3 2
4 2
5 2
6 3 2
6db201850a766b51d5eb33e4183f1eec 2
7 3 1
7 3 300x196 2
7c0e34b42d9b285345a3a39abb4edb61 1
8 3 2
9 1 2

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026

Marta Kos: Shqipëria në rrugën e duhur/ Komisionerja e Zgjerimit: 2027, qëllimi i përbashkët me komisionin

13:45 / November 4, 2026

Fier, Erion Veliaj transferohet nga paraburgimi në spitalin e burgut

13:42 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.