Sipas asaj që raporton “Ukrinform”, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ka firmosur sot një dekret i cili përcakton mbajtjen çdo ditë të një minute heshtje në orën 09.00 të mëngjesit. Ky ritual do të shërbejë si nderim për kujtimin e viktimave të luftës në Ukrainë.
“Për të nderuar kujtimin, guximin qytetar dhe përkushtimin, forcën e shpirtit, qëndrueshmërinë dhe veprat heroike të ushtarëve të vrarë në misione luftarake për mbrojtjen e sovranitetit shtetëror dhe integritetit territorial të Ukrainës, civilëve të vrarë në agresionin e armatosur të Federatës Ruse kundër Ukrainës”, shkruhet në dekret.
Bazuar në të dhënat e “Reuters”, si pasojë e luftës në Ukrainë deri më tani kanë humbur jetën 19 mijë persona dhe janë plagosur 1900 të tjerë.
